Bien ndjeshëm temperaturat/ Shiu “mbërthen” gjithë vendin

104
Sigal

Vendi ynë që në orët e para të ditës së shtunë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin.

Po ashtu dhe në vijim do të ketë reshje, por pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohësisht duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjelli përmirësim të dukshme të kushteve të motit duke larguar reshjet nga vendi ynë.