Emigrimi/ Meta: Të rinjtë mund të gjejnë çdo gjë jashtë, por kurrë Atdheun! T’ua kthejmë Shqipërinë

123
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një mesazh për të rinjtë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit.

Meta ka postuar në faqen e tij të Facebook një fotografi me të rinjtë e Partisë së Lirisë , ndërkohë që thekson se kjo forcë politike do punojë që “t’ua kthejë Shqipërinë, shqiptarëve dhe vetëm atyre.

Ish-presidenti thekson se të rinjtë jashtë vendit mund të gjejnë çdo gjë që u mungon, por kurrë s’do gjejnë Atdhe.

“T’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!”, thekson Meta.