Ilir Meta uron KF Tiranën për titullin kampion në kategorinë “Superiore”: Na përfaqësoni denjësisht në sfidat ndërkombëtare

157
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka uruar skuadrën e Futbollit të Tiranës për fitimin e titullit kampion të kategorisë “Superiore” për herë të 26-të në histori.

Mes të tjerash, Meta kërkoi që të bënin një përfaqësim sa më dinjitoz në garat ndërkombëtae për klube.

“Urimet më të mira KF Tiranës dhe të gjithë tifozëve bardhë e blu për fitoren e merituar të kampionatit!

Titulli i 26-të Kampion, motivim për të tjera suksese!

Uroj një përfaqësim sa më dinjitoz në sfidat ndërkombëtare që e presin Tiranën! 🔵⚪⚽🏆”, shkruan Presidenti Meta.