Bie zjarr në një fabrikë në Tiranë

208
Sigal

Një fabrikë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 31.08.2021, rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka rënë zjarr në ambientet e një fabrike, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.