Kush është i penduari i SPAK që “spiunoi” dy prej bosëve më të mëdhenj të krimit në Shqipëri

402
Sigal

Ditën e sotme SPAK ka zbardhur dy nga ngjarjet më të bujshme në Shqipëri për të cilët akuzohen disa nga njerëzit më të rrezikshëm.

Bëhet fjalë për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut në vitin 2005. SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre si të përfshira në këto dy ngjarje.

Bëhet me dije se rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi. Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj (kunati i Berishës) aktualisht janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullai, Luftar Reçi (i penduar), Viktor Ymeri dhe Emiljano Shullazi janë arrestuar.

Luftar Reçi, i cili aktualisht është në burg, është vënë në pranga në vitin 2009 pasi ishte shpallur në kërkim në vitin 2005, i dyshuar atëherë për disa ngjarje kriminale dhe i akuzuar për vrasjes e Maks Lalës.

Luftar Reçi ka qenë i akuzuar për “vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, si dhe të “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Krimi në vitin 2005

Reçi së bashku me nipin e tij Taulant Elezi, më 8 maj 2005, në aksin rrugor të autostradës Milot-Burrel, në afërsi të Ulzës, kanë vrarë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës Maksim Aleks Lalën. Pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, kanë djegur trupin e viktimës me napalm, duke e hedhur në vendin e quajtur “Ura e kallamishtesh” në Burrel.

Pas izolimit në burgun e sigurisë së lartë, në Burrel, Reçi është vizituar disa herë nga atëherë drejtori i Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Brendshme Agron Kuliqi. Për vrasjen e Maksim Lalës, Luftar Reçi është dënuar me 25 vite burg.