Temperaturat pësojnë rritje! Sot deri në 31 gradë

200
Sigal

Dita e fundit e muajit gusht mbyllet me temperatura të larta.

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke kushtëzuar alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë.

Por pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin shpeshtim të vranësirave kryesisht në zonat veriore duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.