Bie tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Korçë

361
Sigal

Lëkundjet e tërmetit vijojnë të jenë prezente në Gadishullin e Ballkanit, ku i fundit është regjistruar në Greqi me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti është ndjerë rreth mesditës së sotme dhe EMSC raporton se ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, dhe thellësi fokale 11 km.

Ndërsa epiqendra e lëkundjeve ka qenë në 10 km në veri të Klitos dhe 25 km në Kozan. Nuk dihet dhe nuk ka ende raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, megjithatë lëkundjet janë regjistruar rreth disa minuta më parë, ndërsa thuhet se ka zgjatur për disa sekonda.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë.