Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 15-vjeçari

42
Sigal

Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ai punonte si ndihmës në Lavazh dhe për pasojë, kontakti me rrymën i ka kushtuar jetën.

Autoritetet arrestuan në flagrancë pronarin e Lavazhit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.