Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shprehu mirënjohjen dhe urimet të gjithë arsimtarëve në Ditën e Mësuesit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi misionin e tyre fisnik ndërsa u ndal edhe në problematikat me të cilat ndeshen sot mësuesit.
Lideri demokrat theksoi se arsimtarët në Shqipëri përballen sot me pasojat e narko-shtetit ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se me politikat e tij, i ka rrënuar arsimtarët.
Vitet e fundit janë mbyllur 760 shkolla fillore dhe 9-vjeçare. Gjendja e sotme alarmante e arsimit në Shqipëri është një kushtrim thirrjeje për çdo mësues, nxënës, prind dhe qytetar të këtij vendi për të bërë gjithçka për përmbysjen një ditë e më parë të monizmit të bazuar në vjedhjen krimin, drogën të Edi Ramës në Shqipëri.”
Kreu demokrat denoncoi në reagimin e tij edhe situatën shqetësuese të nxënësve të shkolla, duke theksuar se qeveria u ofron fëmijëve modelet më të këqija që shkatërrojnë jetën e tyre.