Berisha: Rënia e sistemeve të policisë, për të zhdukur lidhjet e qeverisë me krimin

113
Sigal

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se qeveria shqiptare ka shkatërruar të gjitha sistemet e policies në mënyrë që Kryeministri të fshijë çdo lidhje të tij me krimin. “Në një akt të paprecedent, të revanshit të krimit në këtë vend dhe këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë. TIMS-in, databazën e policisë shkencore, e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale, ka shkatërruar MEMEX-in dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30-vjeçare të Policisë së Shtetit shqiptar. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e e-Albania. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit, për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe qeveritarë të tjerë. Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të pakontestueshme të këtyre lidhjeve. Sot gjurmët e gishtave të çdo shqiptari janë në çdo vend që dëshiron t’i ketë. Sot, asgjë, asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më, bazuar në dokumentim shkencor. E sigurt është se ky është një bashkëpunim qeveritaro-policesk, ky është një operacion i paprecedent në ndonjë vend, përveçse në shtetin e mafias, në Shqipëri,” tha Berisha. Kryedemokrati tha se në sulmin që solli shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale në Shqipëri janë përfshirë hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë. “Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi është në atak. Gjithashtu edhe Maqedonia. Nuk e di nëse janë sulmuar nga sistemet shqiptare këto të fundit. Por për Kosovën është e sigurt. Çka do të thotë penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë.” Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama është nën hetim ndërkombëtar. “Unë mund t’u deklaroj ju, se personalisht Edi Rama, është sipas të gjitha indiceve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar,” tha Berisha. Ai më tej lexoi për gazetarët mandatin e një gjykate amerikane, e cila po heton për lidhje ruse një ish-drejtues të FBI, i lidhur me kryeministrin Edi Rama. “Po lexoj mandatin e gjykatës: Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë: -çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët. Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët. Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, e-mailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama. Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës” deklaroi Berisha.