Dyshohet se shkaktoi aksidentin me pesë të plagosur në Lezhë, policia arreston shoferin

67
Sigal

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës i dyshuar si shkaktar i aksidentit me 5 të plagosur.

Përplasja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Shtetasi K.B, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë konkretisht në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si rrjedhojë ai është përfshirë në aksident me një mjet tjetër.

Për pasojë ka mbetur edhe vetë i lënduar, drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjerët e tij përfshirë dhe një fëmijë 2-vjeç, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K.B. 36 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë parregullt”.

Me datë 23.09.2022, rreth orës 00:00, duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përfshirë në aksident me një mjet tjetër.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi K.B., drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi A.Sh. 36 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu të plagosur përfunduan dhe pasagjerët në mjetin e shtetasit A.Sh., konkretisht K.M. 20 vjeçe, banuese Lezhë, E.T. 19 vjeçe, banuese në Vlorë. Po ashtu u lëndua dhe një fëmijë i mitur 2 vjeç. Këta persona ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.