Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryesisë së Kuvendit

Ka mbërritur para Kryesisë së Kuvendit Sali Berisha, aty ku do të nisë edhe protesta e paralajmëruar më herët.

Ish-kryeministri është pritur nga mbështetësit pas mbërritjes, protestës i janë bashkuar edhe disa deputetë të tjerë, si Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, etj.

NOA

Ndërkohë që brenda në Kryesi, Këshilli i Mandateve është mbledhur për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës.