Berisha dhe Shehu reagojnë kundër denigrimit të Gjirokastrës dhe gjirokastritëve…

603
Sigal

Nga Prof. Dr. Tritan Shehu:

Rama, denigrim hakmares ndaj Gjirokastriteve!
Eshte kjo pergjigja e Rames ndaj “pritjes” qe i bene atij Gjrokastritet e i gjithe Qarku te djelen.
Teatralitet cinik, i organizuar e i qellimshem ky, ndaj vlerave te Gjirokastres e Qarkut.
Thellesisht revoltuese kjo per te gjithe ata banore te nderuar.
Eshte ky reagimi i tij ndaj kesaj popullesie me vlera te medha kulturore, intelektuale, kontribute te pa llogariteshme ne mijera vjecare te historise sone dhe se fundi ne mbrojtje te demokracise, pluralizmit e europeizmit.
Por ai gabon rende, nuk mund as ta poshteroje dhe as te minimizoje rolin e autoritetin e madh qe ka ky Qark si dhe mesazhet e qarta te tij.
Kjo vecse shton rrezistencen e Gjirokastriteve, Libohoviteve, Dropulliteve, Tepelenasve, Memaljoteve, Kelcyrioteve e Permetareve, perballe ketij rregjimi arrogant, autokrat e perbuzes ndaj dinjitetit e lirise

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka demaskuar me një video, “fushatën elektorale” që po bëjnë Kryeministri dhe një kandidat për këshillin bashkiak të Tiranës, Gazmend Paja. Jo më larg se dje, në një takim me banorë të njesisë nr.5 dje në Tiranë, barcaleta fyese dhe diskretituese për popullin e Gjirokastrës kanë qenë thelbi i diskutimeve dhe i të qeshurave e talljeve “live” në ERTV.

Reagimi i ish-kryeministrit Berisha:

Edvin Hajduti dhe Gaz Paja shpalosin platformen per Tiranen! Ndiqni kete video.

Edvin Hajduti dhe Gaz Paja shpalosin platformen per Tiranen! Ndiqni kete video. sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 27. Juni 2019