Kryemadhi dhe Idrizi në zyrën e Bashës

594
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, kanë hyrë në një takim me kryetarin e PD, Lulzim Bashën në selinë blu për krizën politike në të cilën gjendet vendi.

Paradite, këto parti opozitare janë takuar me kreun e shtetit, Presidentin Ilir Meta për këtë çështje dhe të tjera parti aleate, më të vogla, janë ende në Presidencë.

I vetmi që nuk ka shkuar në takim me Presidentin është kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, të cilin Meta do ta presë deri në orën 13:00 që të japë opsionet e tij për zgjidhjen e ngërçit.