Sigal

Arrestohet drejtoresha e Qendrës Sociale për punë dhe mirëqenie
Tatjana Toska. 50-vjeçarja ishte shpallur në kërkim me akuzën për korrupsion pasiv dhe mashtrim pas publikimit të rastit në një emision investigativ.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka caktuar masën “Arrest me burg” për 50-vjeçaren e cila akuzohet se merrte ryshfet për punësim në qendrën sociale.

Tatjana Toska

Njoftimi i policisë
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar u bë ndalimi i shtetases së shpallur në kërkim:
Tatjana Toska, 50 vjeçe, banuese në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin Nr. 24 datë 26.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 164/b dhe 143/2 i Kodit Penal.