Berat, makina del nga rruga e përfundon në humnerë, zjarrfikësit nxjerrin shoferin e plagosur nga mjeti

213
Sigal

Një automjet ka rënë në përrua mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Kthesa e Përroit”, në aksin rrugor Paftal -Mbreshtan të qëndrës administrative Sinjë, Berat.

Burimet bëjnë me dije se në automjet ndodhej vetëm shoferi i cili ka pësuar dëmtime për shkak të aksidentit.

Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë bërë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga makina.

Mendohet se shkak për aksidentin janë bërë kushtet e vështira atmosferike.

Berat, makina del nga rruga e përfundon në humnerë,