KLSH kallëzon në Prokurori specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan

694
Sigal

Kanë kryer regjistrime të pasurive në objekte arkeologjike pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 156309 m2,, ndryshime zëri kadastral nga liqen, rrugë kullotë në truall për sipërfaqe 27175 m2,, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar), pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Elbasan për sipërfaqe 49447 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e  vlerës 257 milion lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1314/1,  datë 20.12.2017,  ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit  me Vendimin nr.32, datë 30.04.2018 për periudhën Tetor 2014  deri më Dhjetor 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Z.Z,Y.P, R.P, A.A, O.K, A.sh, dhe N.D ish Regjistrues, F.K ish specialist dhe K.M, Y.V, A.P, E.GJ  me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për: Në 64 raste me sipërfaqe truall 8025 m2,  që i përkasin qytetit Besh dhe fshatit Hysaj, mbi normën e caktuar.  Në 2 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme sipas AMTP-ve, të cilat rezultojnë të korrigjuara, duke shtuar parcela për rrjedhojë sipërfaqja takuese, duke përfituar më tepër 19100m2, në favor të poseduesve të AMTP-ve. Në 7 raste, ka regjistruar pasuri të paluajtshme për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP,  mbi normën për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë  nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 5167 m2, se sipërfaqja takuese e ndarë sipas normës për frymë. Në 8 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme në zonën arkeologjike”Kala”,në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe konventën e Venecias e vitit 1964 .

7 raste me sipërfaqe totale 27175 m2, kanë regjistruar pasuri në favor të poseduesve të AMTP-ve, ndërkohë që në KPP dhe regjistrat përkatës figuron e llojit: “Liqen”, “rrugë” dhe “kullotë”, pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit “tokë bujqësore”, në të gjitha rastet janë lëshuar certifikata pronësie për tokë arë.

12 raste, kanë kryer veprime në (KPP) për pasuritë me sipërfaqe 49447m2, duke ofruar shërbimin e kërkuar subjektit, pa vendosur më parë kufizimin nga vendimi i gjykatës dhe vendimet e KVTPP dhe pa plotësuar kushtin për të cilin ishte vendosur.  4 raste me sipërfaqe totale 2433 m2, kanë kryer veprime në KPP dhe regjistruar prona mbi sipërfaqes “truall shtet” .KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 9 punonjës: A.P ,E.GJ,G.D, K.SH, E.B,E.I, E.R dhe J.K specialistë. Për Z.Z, Y.P, R.P, A.A, O.K, A.SH, dhe N.D ish Regjistrues, F.K ish specialist dhe K.M, Y.V, A.P, E.GJ  me detyrë specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH  ka përcjellë me shkresë nr. 1077/11 prot., datë 27.03.2018 indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.