Berat, gjendet e mbytur 70 vjeçarja në lumin Osum

310
Sigal

Një grua rreth 70-vjeç është gjetur e pajetë në lumin Osum në Berat. Identiteti i gruas nuk bëhet ende i ditur.

Policia bën me dije se bashkë me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në lumin Osum është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe.

Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.