Dita e parë e shkollës, ministri Klosi në Shkodër

566
Në ditën e parë të shkollës, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i shoqëruar nga zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, uruan nga Shkodra fillimin e vitit të ri shkollor. Ministri Klosi ishte në shkollën 9-vjeçare “Salo Halili” dhe inauguroi ndërtesën e re të shkollës profesionale “Arben Broci”. Në urimin e tij, Klosi vuri theksin në domosdoshmërinë për frekuentimin e shkollës nga fëmijët e komunitetit rom dhe poltika bashkëkohore për krijimin e një arsimi modern profesional.
Sigal