Kavajë, makina përplas motoçikletën, humb jetën 66 vjeçari

172
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në Kavajë, ku një makinë është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

Policia bënë me dije se ‘mjeti me drejtues shtetasin me inicialet R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin me inicialet S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’