Benet Beci e nis mandatin me “flamur të kuq”, firmos tenderin me shkelje të energjisë “smart”

445
Sigal

Benet Beci duket se e ka nisur vrullshëm shpërdorimin e fondeve publike në krye të bashkisë së Shkodrës. Që në tenderin e parë të shpallur prej tij është vendosur flamuri i kuq i shkeljeve, dhe më paradoksalja mbikqyrësit e punimeve pra 3 inxhinierët do të paguhen plot 10 milion lekë ndërkohë implementimi i energjisë inteligjente është kosto më vete.

Pas urdhrit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, 4 bashki përfshirë Shkodrën, kanë filluar nga puna për të siguruar energji inteligjente. Por, mesa duket ky projekt do t’u kushtojë qytetarëve sa qimet e kokës. Konkretisht, Bashkia Shkodër ka planifikuar të shpenzojë 10 milionë lekë vetëm për personat që do të mbikëqyrin këtë proces pune.

Konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mbikqyrja e punimeve për objektin: Investime në kuadër të projektit “. Bashki me shfrytëzim inteligjencë energjie. Ky tender është hapur nga ish-kryetari Bardh Spahia, i cili ka planifikuar të shpenzojë 10 milionë lekë për këtë shërbim. Ndërsa Benet Beci, tashmë si kryetar i ri, e ka aprovuar këtë dhe i ka dhënë dritën jeshile. Tenderi ka brenda shkelje dhe mundësi korrupsioni. Sado i vogël që është fondi, autoriteti kontraktor nuk e ka përballuar joshjen për ta shkelur ligjin e prokurimeve.

Më datë 8 qershor Bashkia Shkodër ka publikuar kontratën përfundimtare të tenderit, ku shihet se fituese është firma “TOËER”sh.p.k, në pronësi të Irdi Kullës, me ofertë 8.7 milionë lekë. Në fakt kanë qenë 6 firma që kanë paraqitur ofertat për këtë tender dhe ajo që vëmë re është se të gjitha kanë ofertë me vlerë të njëjtë.

Por, Beci nuk i ka trajtuar njësoj, sepse 5 oferta i ka përjashtuar që në fazën e parë dhe ia dha fitoren pa konkurrencë “TOËER”sh.p.k. Tre inxhinierë të kësaj firmë do të marrin 10 milionë lekë se do të mbikëqyrin punimet. Për këtë shkak, monitoruesi Open Data Albania i ka dhënë Bashkisë Shkodër “flamurin e kuq”.

Çfarë është Energjia Inteligjente?

Energji Inteligjente është procesi i përdorimit të sistemeve dhe metodave të reja teknologjike për rritjen e eficencës së energjisë. Sipas Ballukut, ky sistem do të shmangë kriza të tjera energjetike. Për këtë projekt vendi ynë ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë zvicerane, që është parashikuar të kushtojë 5.3 milionë franga në katër bashki.

Në këtë moment hyn në lojë kryebashkiaku i ri i Shkodrës Benet Beci, i cili është i stërvitur në abuzimet dhe aferat me tenderët publikë.