Presidenti Meta: Ylli Bodinaku, heroi i ngjarjeve të 2 korrikut 1990. Të rrëzojmë çdo mur, që na ndan nga Europa e Bashkuar

332
Sigal

Një takim i ngrohtë me Ylli Bodinakun, , i cili me “Skodën” e tij, hyri në historinë e Shqipërisë, për aktin e pashembullt të trimërisë dhe të guximit, si i pari që çau “murin shqiptar të Berlinit” dhe hapi një dritare shprese e lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori e izolimi.
I bindur se bashkë me familjen dhe Rikelin në krah, djalin 3 muajsh, mund të shkonte drejt vdekjes, asgjë nuk e ndali Ylli Bodinakun, për të na dhënë të gjithëve një shembull dhe mesazh të madh frymëzimi: Të rrëzojmë çdo mur, që na ndan nga Europa e Bashkuar.