Studimi/ Ja si të trajtoni covid-19 me medikamentin bimor COVMED, i cili rrit imunitetin dhe pastron mushkëritë

165
Sigal

Covmed 19 është një medikament bimor që ju vjen në ndihmë pacientëve të prekur me koronavirus duke lehtësuar simptomat e sëmundjes. I përbërë nga ekstraktet e bimëve medicinale Covmed 19 mund të përdoret nga grupmoshat mbi 15 vjeç si terapi plotësuese. Nuk ka efekte anësore dhe vepron menjehërë te të sëmurët me Covid-19, rrit imunitetin dhe pastron mushkëritë nga infeksioni. Në vendin tonë janë mbi 4500 të infektuar aktivë në të gjithë vendin.

 

Hapja e shkollave pritet të çojë në përkeqësimin e shifrave ndaj është mirë që të mos neglizhohet asnjë prej masave të përcaktuara, njëkohësisht të trajtohet në kohë çdo simptomë. Covmed 19 ju vjen në ndihmë, një ilaç tërësisht bimor që mund ta gjeni vetëm në Klinikën Kubane “San Marko”.  Virusi mund të dëmtojë mushkëritë, zemrën dhe trurin, gjë që rrit rrezikun e problemeve shëndetësore afatgjata. Shumica e njerëzve që preken nga koronavirusi shërohen plotësisht brenda disa javësh. Por disa njerëz, përfshirë edhe ata me simptoma të lehta vazhdojnë të shfaqin probleme edhe pas shërimit duke shfaqur kryesisht lodhje, dhimbje koke, dhimbje të kyçeve. Organet që mund të preken nga Covid -19 përfshijnë zemrën, trurin, mushkrinë, qelizat e gjakut etj. Testet e imazheve të marra muaj pas rikuperimit nga Covid -19 kanë treguar dëmtime të qëndrueshme të muskulit të zemrës, madje edhe tek personat që përjetuan vetëm simptoma të buta të Covid-19. Kjo mund të rrisë rrezikun për pamjaftueshmëri kardiake apo probleme të tjera. Lloji i pneumonisë që shfaqet si pasojë e koronavirusit mund të shkaktojë dëmtim të mushkrive, duke shkaktuar probleme afatgjata me frymëmarrjen. Edhe te të rinjtë, Covid-19 mund të shkaktojë goditje në tru dhe paralizë të përkohshme.

Covid-19 gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Parkinson dhe sëmundjes Alzheimer. Nga ana tjetër Covid-19 mund të bëjë që qelizat e gjakut të kenë më shumë gjasa të grumbullohen dhe të formojnë mpiksje duke rritur rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru. Organet e tjera të prekura nga mpiksjet e gjakut përfshijnë mëlçinë dhe veshkat. Covid -19 gjithashtu mund të dobësojë enët e gjakut, gjë që kontribuon në probleme potencialisht afatgjata me mëlçinë dhe veshkat. Megjithatë ka ende pasiguri sesi Covid -19 do të ndikojë te njerëzit me kalimin e kohës. Sidoqoftë, studiuesit rekomandojnë që mjekët të monitorojnë nga afër njerëzit që kanë kaluar këtë sëmundje për të parë se si funksionojnë organet e tyre pas shërimit.