Bejdo Malo: Ujëvara e Doshnicës që jehon në zemër të Zagorisë,si atraksion

Ujëvara e Doshnicës, konsiderohet nga cilido që e ka vizituar një monument natyror i mrekullueshëm, e cila ndodhet mbi lumin e Zagorisë në perëndim të fshatit Doshnicë. Me një lartësi prej 15 metrash dhe një pozicion 350 metra mbi nivelin e detit, kjo ujëvarë është një ndër atraksionet më të bukura për t’u vizituar në zonën e Zagorisë.

Mbi 15 metra e lartë, në zemër të Zagorisë, ndodhet ujëvara e Doshnicës në Lumin Zagorie. Një atraksion i magjishëm turistik, që shkumëzon dhe jehon mbi një liqen me ujë të kristaltë në blu të thellë.

NOA

Nga ajëri, dhe nga toka, ujvara e Doshnicës në zemër të Zagorisë ka një pamje të mahnitshme. Lumi i Zagorisë është një lumë i kristaltë gjarpëron mes dy vargmaleve me pyje të virgjër në të gjelbër të errët, dhe në një prej segmenteve të tij magjikë gurgullon dhe oshtin ujvara e Doshnicës. Ujvara krijon një peizazh të qetë e natyror, larg zhurmës së qytetit një oaz idilik, larg rrugëve automobilistike, larg zhurmave. Të vetmet melodi janë ato të zogjve dhe të jehonës, që lëshon ujvara. Në këtë ujvarë shkohet ose me këmbë ose me kalë nëpërmjet shtigjeve të bukura pyjore. Në dimër uji dhjetëfishohet dhe ujvara është një tjetër botë që kurrë nuk është fotografuar. Në verë ajo është si një perlë në ujin e kristaltë të lumit. Uji rrjedh i qetë përgjatë kanionit të formuar nga shkëmbinjtë e lartë, derisa arrin te ujvara ku bie fuqishëm nga një lartësi mbresëlënëse, duke krijuar një pishinë natyrale me ujë të kthjellët, ngjyrë blu të thellë. Ky vend, i rrethuar nga gjelbërimi dhe qetësia, të ofron një përvojë unike dhe të freskët, një arratisje ideale për të dashuruarit pas natyrës dhe aventurës. Ujëvara e Doshnicës, konsiderohet nga cilido që e ka vizituar një monument natyror i mrekullueshëm, e cila ndodhet mbi lumin e Zagorisë në perëndim të fshatit Doshnicë. Me një lartësi prej 15 metrash dhe një pozicion 350 metra mbi nivelin e detit, kjo ujëvarë është një ndër atraksionet më të bukura për t’u vizituar në zonën e Zagorisë. Fshati Doshncë është fshati më i gjelbëruar, me më shumë tokë bujqësore nën ujë nga 10 fshtarat e Zagorisë, katër fshtrat e Malëshovës dhe Peshtani, fshati fundor ku lumi Zagorie bashkohet me Vjosën.

Tokat e Doshnicës dhe të Zhejit dhe të Leskajt në dy anët e lumit, mbi dhe nënë ujvarë, janë tokat më pjellore në tërë luginën. Doshnica është fshati me klimën ml të butë në luginë. Fshat me rreth 20 shtëpi Doshnica në vitin 1990, me 80 banorë dhe sot me vetëm 6 banorë. Doshnica ka histori të pashyeshme pasi është fshati i të mënçurve i të urtëve i të shkolluarve. Shtëpia e parë më afër ujvarës është shtëpia e Sokrat Milos. Pra 30 vjetësh kjo shtëpi ishte një baçe me lule, një kopësht i lulëzuar. Kopshti i hurmave, portokallet ishin një zgjidhje e guximshme e Sokrat Milos, tregëtarit legjendar të Zhejit. Pas Milove vinin shtëpi e fisit të madh të Meçajve. Njerëz të punës, me baçe, bostane dhe me shumë pemë, si fiq, rrush pjeshkë kajsi e shumë pemë të tjera frutore. Në krah të oxhakut të Meçajve ishin Dinet. Njerëz të fisëm, të bukur, puntorë, të shkolluar. Pas Dinajve vinin Gjicajt. Me shtëpinë e legjendarit Sotit Gjici, mësuesi i përjetshëm me stilograf të verdhë. Shtëpia e Miço Mashos ishte një tjetër odë e madhe miqësie, bollëku, dhe dollie. Ngjitur me Mashot ishte shtëpia e Koço Pangos. Një kështjellë, me 40 shkallë, gati vertikale. Një divan sa dy shtëpi. Djemtë e Koço Pangos mjekë stomatologë, inxhinjerë trasporti. Më lart ishte shtëpia e Shike Hysës, i vetmi muhamedan në fshati Doshnicë, që për nga ndërtimi dhe konfiguracioni është një kopje e ujvarës, shtëpitë e Dishnicës rrjedhin si një ujvarë. Fillojnl me shtëpitë e Koço Dedes dhe fundin e kanë tek shtëpitë e Sokrat Milos. Shtëpitë e Koço Dedes, janë histori më vete. Janë saraje në mes të një pylli të madh, lisash shekullorë me ujësjellës shekullor me fermë lopësh, bletësh dhe janë të vendosura në një kodër dominuese në katër anët e horizontit. Në mes të fshatit si ujvarë, në zemër të tij ndodhen varrezat shumë shekullore, kisha e Shënkollit dhe shkolla. Kisha është një vepër arti 300 vjeçare, që mund të vizitohet si një dëshmi e krishtërimit, e ndërtuar me mjeshtëri në një pozicion dominues. Aktuualisht në Doshnicë jetoj Roland Dede. Shkëlqim Hyso, Josif Proko, Sokol Dine dhe Koçi Meçi, të cilët janë mikptitësit e tërë banorëve që shkojnë në Doshnicë për të kujtuar të parët dhe për të “vajtuar” për pronat e tyre të shkretuara.

E vetmja që nuk ka ndryshuar e që pret çdo pranverë, verë dhe vjeshtë shumë turistë aventurierë, është ujvara e Doshnicës. Një monoment natyror i rrallë e i papërsëritshëm.