Mbyllen punimet e Bypass-it të Fierit

325
Sigal

Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës kanë inspektuar Bypassin e Fierit i cili sot ka përfunduar dhe është në dispozicion të automjeteve. Balluku tha se këtë javë fillon dhe asfaltimi i Bypassit të Vlorës që e lidh me atë të Fierit ndërkohë hapet dhe gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë. Nga ana tjetër, brenda qershorit hapet gara dhe për ndërtimin e aksit 120 km të Milot- Thumanë, Rrogozhinë- Fier që e lidh me Bypassin e Fierit.