Automjeti merr flakë në ecje, shpërthen bombula e gazit

318
Sigal

Një automjet është djegur plotësisht gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit të Përrenjasit.

Mjeti mësohet se ka qenë me gaz dhe ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje. Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke u shpëtuar flakëve. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Faxnews, flakët kanë qenë të fríkshme.