Begaj uron NATO-n për 74-vjetorin: Gëzuar ditëlindjen! Shqipëria dhe aleatët e saj janë të vendosur për të forcuar sigurinë në rajon

91
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i është bashkuar urimeve për 74-vjetorin e krijimit të NATO-s.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Begaj ka uruar NATO-n, teksa ka shkruar se Shqipëria së bashku me aleatët e tjerë, janë vendosur për të forcuar sigurinë në rajon dhe kudo.

“Gëzuar ditëlindjen NATO! 74 vite në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike! Shqiperia së bashku me aleatët e tjerë e vendosur për të forcuar sigurinë në rajon dhe kudo”, ka shkruar Begaj në Twitter.