Disa ditë të vdekur, çfarë zbuloi policia kur hyri në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër

245
Sigal

Në shtëpinë e të moshuarve në lagjen “Ahmet Haxhia” policia ka gjetur një armë zjarri automatik me të cilën dyshohet se është bërë krimi.

Sot u gjetën të pajetë në banesë një 79-vjeçar dhe një 83-vjeçare të cilët kishin plagë plumbi. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh dhe se i moshuari ka qëlluar në fillim në drejtim të bashkëshortes, e më pas e ka drejtuar armën nga vetja.

Arma e zjarrit është sekuestruar ndërsa motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.