Policia e Shkodrës heq 21 kamera, shoqërohen anëtarët e dy grupeve të dyshuara kriminale

21 kamerat e hequra 2 ditë më parë nga Policia e Shkodrës dyshohet se ishin vendosur nëpër rrugë nga dy grupet e njohura, Bajrat dhe Licët.

Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona, anëtarët të të dy grupeve për t’u marrë në pyetje.

Sigal

Janë kontrolluar disa ambiente për t’u verifikuar ku mund të ndodheshin DVR e këtyre kamerave, por nuk janë mundur të zbulohen.

Një grup i posaçëm specialistësh IT nga Drejtoria e Përgjithshme janë përfshirë në herime.

Grupi hetimor dyshon se personat që kanë instaluar kamerat, kanë kontraktuar kompani të huaja jashtë vendit, e konkretisht në Gjermani për të mos lënë gjurmë në vendin tonë.

Po ashtu, hetuesit kanë ngritur dyshinet se edhe DVR-të e tyre ndodhen jashtë vendit.