Dita e parë e gushtit, të cilat përkojnë edhe me fundjavën, por edhe me fillimin e pushimeve për shumë qytetarë, kanë shënuar temperatura tepër të larta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se termometri në vendet e ulëta ditën e shtunë dhe të dielë do të shënojë 40 gradë në hije, çka do të thotë që realisht ne e ndjejmë 4 deri në 5 gradë më shumë.
Muaji korrik, por edhe fillimi i gushtit ka reflektuar temperatura tepër të larta në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë viteve të shkuara. Por fillimi i javës së ardhshme duket se do të jetë pak më i freskët.
Nga dita e mërkurë priten ulje të temperaturave me 3 deri në 4 gradë si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm.