Revolta popullore dhe vota e lirë, mënyra e vetme për të larguar hajdutët dhe zhdukur varfërinë

771
Dritan QOSJA

Flet Bujar Vreto, kryetari i PD Librazhd: Balla ta harrojë se me 1 litër vaj e 1 kg sheqer apo dekoder mund të mashtrojë të varfrit 
Qyteti i Librazhdit vazhdon të jetë në skamje e varfëri, lista ushqimesh pafundësisht, asnjë vend pune dhe tenderët që po punohet, punëtorët janë të gjitha jashtë rrethit, në rrugë shikon prindër që qajnë dhe shikojnë një lopatë si shpëtimtare për të blerë një bukë. Një administratë e fryrë dhe që me taksapaguesit shkon e fryn xhepat e pushtetarëve / Energji elektrike me fatura afrofe dhe rritje të numrit të familjeve me ndihmë ekonomike. Plani i rregullimit të territorit pa konsultim me publikun dhe u servir në tavolinë pamje nga google.
Po përse thoni që qeveria nuk e ka ndihmuar Librazhdin, ku e bazoni?
Qeveria e Rilindjes as ka menduar për qytetarët shqiptarë, por dua të theksoj këtë në radhë të parë, konkretisht për qytetarët e Librazhdit, të cilëve iu është shtuar varfëria dhe listat. Ejani dhe shikoni ku po punohet në Librazhd, gjeni një punëtor librazhdas, që të punojë në lopatë, sepse shofer ose inxhinier etj, as që bëhet fjalë. Kur shikon duke kaluar rrugës bashkëqytetarët e varfër të dhemb shpirti. Lëre pastaj kur shikojnë ndonjë puntor që punon edhe në punën më të thjeshtë gjëja e parë që ju shkon ndër mend është: ah të punoja vetëm një orë që të mund t’u blija një bukë fëmijëve, por jo, s’ka vend pune, specialistët dhe punëtorët në Librazhd janë nga rrethet e tjera. Balla me shpurën e tij u tallën me shtresat më të varfra të rrethit tonë duke ju dhënë gjoja si dhuratë në fundin e dhjetorit 2016 një paketë ushqimore ku përfshihej një ‘Dekoder TV’, dy kg oriz, një litër vaj, një kg sheqer, dy pako makarona dhe kartolina e turpit: “I Juaji Sh. Taulant”, por a ishte zgjidhja kjo, a munden familjet të festonin Vitin e Ri, absolutisht JO… “vetëm kartolina mbeti në bufe, se edhe dekoderi nuk punonte”. 

Po edhe një herë po këmbëngul, ku e bazoni idenë se mungon dëshira për t’i dhënë Librazhdit mundësinë e krijimit të vendeve të punës?
Tek realiteti. Asnjë mundësi punësimi për qytetarët e Librazhdit, firma fituese për punime në Librazhd zgjidhet nga Elbasani, punëtorët që punojnë po nga Elbasani, asnjë hallexhi librazhdas nuk mund të prekë një punë me dorë. Edhe në disa prej prishjeve që po bëhen, që gjithsesi hapin një front pune, punësimet bëhen me militantizëm. Frika e qytetarëve bën që të mos shprehen. Kush dëshiron mund të bëjë një vëzhgim në të gjitha punimet që po bëhen në Librazhd, dhe do të shkojë lehtë, se cili hallexhi është i punësuar. Dikur Librazhdi mbante Shqipërinë me specialistë dhe sot librazhdasve as që iu ofrohet ndonjë mundësi, përveç varfërisë që po thellohet. Pra ku po i mundësojnë këto hapje vendesh pune për të shpëtuar nga varfëria qytetarët e Librazhdit?! Askund. 
Ju thatë se në caktimin e përkrahjes sociale ose ndihmës ekonomike nuk ka ndarje drejtësi, konkretisht për lexuesit a mund të sqaroni publikun?
Po, nga 2034 familje që ishin në vitin e kaluar në ndihmë ekonomike, në fund të janarit janë regjistruar 3100 familje dhe këto shtesa janë pikërisht militantë. Lista në dyqane sa vjen e shtohen,varfëria përditë dhe çdo sekondë po ulet këmbëkryq në Librazhdin me njerëz të sinqertë dhe që kanë mbetur të varfër, ku bëjnë ‘amin’,vetëm ata që janë punësuar dhe marrin benefite. Ka nga ata që prej varfërisë brenda familjeve ështëndarë nëna nga fëmijët, burri me gruan, gjyshja ka marrë nipin dhe vetëm të jetë i “Rilindjes” dhe një familje i bie të marrë 3-4 ndihma dhe barazohet me një rrogë të majme shtetërore. Dua të shtoj se edhe energjia është mbushur më mbifaturime, ja për shembull, Ferit Çota thotë që Ka 5 vjet që i ka vdekur gruaja dhe jeton i vetëm. “Që kur më vdiq gruaja nuk kam energji. Në shtëpi ma kanë prerë energjinë dhe kioskën e kam mbyllur, por vazhdojnë të më vijnë faturat, po kështu edhe në shtëpi” Pra, mund të them se qeveria socialiste e Rilindjes, po i bombardon me gjoba e detyrime edhe kur kjo duket sheshit e padrejtë. Gjithashtu problem paraqet fakti se shteti energjia na lëshohet ditën dhe kufizohet natën, si dhe ka zona pa energji fare. Po kështu mund të them edhe për N. Kasën, të cilës i ka vdekur burri dhe me fëmijë jetim jeton në një shtëpi pa dyer dhe dritare, ku vuan edhe mungesën e energjisë elektrike në shtëpi.
Ju thoni që dhe plani i rregullimit të territorit ishte jo i rregullt dhe fasadë ?
Po, është shume e saktë fjalia që ju thashë.
Ne kishim mbledhjen mujore të këshillit bashkiak, kur midis të tjerave na u servir plani rregullues, ishin disa që na prezantuan një projekt, maket të filmuar nga google dhe asgjë më shumë. Kërkuam të njiheshim me projektin, as që na u dha, kërkuam plan për zhvillimin e turizmit, agroturizmit, infrastruktrës, konsultim me publikun, as që na u morën parasysh vërejtjet. Librazhdi ka resurse që ia ka falur natyra. Por që asgjë nuk ishte transparente.
Ju thoni që ka dhe një administratë të fryrë. Si qëndron e vërteta?
Po kjo është një ndër pikat që ne e kemi kundërshtuar, sepse ka një fryrje të administratës më shumë se sa ishte pa u bërë reforma territoriale, nga 230 punonjës që kanë pasur të gjitha ish komunat dhe bashkia (Bashkia Librazhd, Luniku, Hotolishti, Polisi, Orenja, Komuna Qendër dhe Stëbleva ) sot bashkia ka një numër prej 403 punonjësish plus 15 me kontratë të pjesshme. Pra nga 7.5 milionë euro buxhet i miratuar, 3.2 milionë euro vete për 45 për qind për pagat, pjesa tjetër buxhete të fshehura /në gjuhën teknike, të cilat lënë shteg për abuzime. Gjithashtu ,ne kemi ngritur dhe rëndësinë kthimit të vëmendjes tek agroturizmi që nuk u mor parasysh. Pra janë një numër problemesh që çalojnë tek plani rregullues i territorit, si mund të miratohet plani rregullues me një mbledhje dhe pa konsultim me publikun, po kështu kultura, ekonomia lidhja me Bashkinë e Elbasanit, Përrenjasit etj.
Çfarë kërkoi të arrini me këtë protesë?
Librazhdi proteston sepse: varfëria është ulur këmbëkryq ne çdo familje, pasi banorwt kërcënohen çdo ditë nga pushteti vendor. Bashkitë e përdorin buxhetin për paga dhe punime të fshehura pra për të mbushur xhepat e tyre, pyjet e pafundme jane mbi malet tona ato stimulohen nga Taulant Balla për tu vjedhur nga hajdutët të cilët çojnë pjesën dhe banorët nuk mund të ngrohen pasi nuk mund të blejne një m3 dru me 4500 deri 5000 lekë të reja. Banorët po largohen se nuk kanë shpresë për të jetuar po kërçënohen mësuesit dhe punonjësit e çdo institucioni. Qytetarët e Librazhdit duhet të dalin nga varfëria.