Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në konferencën për ditën kombëtare të drejtësisë, tha se sot është një ditë e shenjtë për vendin pasi shënohet 100 vjetori i krijimit të Gjykatës së Lartë.
Begaj theksoi se rrugëtimi i drejtësisë shqiptare nuk ka qenë i lehtë por duhet garantuar drejtësi dhe të tejkalohen pengesat dhe të përdoren rezultatet e reformës gjyqësore.
“Sot është një ditë e shenjtë për drejtësinë, 100 vjetori i krijimit të gjykatës së lartë. Në këto 110 vite historia jonë politike ka pasur rrugëtim jo të lehtë. Rrugëtimi i Drejtësisë Shqiptare në kërkim të një drejtësie të pavarur, të vendosjes së barazisë para ligjit.
Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent.
Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016. Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjore.
Duhet garantuar aksesi në drejtësi ,nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore.
Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi.
Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë. Pavarësisht se puna akumuluar paraqet sfida e problematika dua t’ju përgëzoj. Uroj të një shembull suksesi duke dëshmuar, profesionalizëm, integritet, paanshmëri”, tha ai.

















