14 kilogram kanabis në makinë, arrestohet 53 vjeçari në Tiranë

233
Sigal

Një 53 vjeçar nga policia është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 53 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Institutit”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Itinerari”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen rreth 14 kg kanabis, 1 automjet dhe 2 aparate celular.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda narkotike.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 53-vjeçar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Itinerari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

• J. L., 53 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Institutit”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“.