Pas 1 tetorit, kafja në lokale por edhe me orar

428
Sigal

as 1 tetorit, kafen, drekën apo darkën mund ta konsumoni në ambientet e mbyllura të lokaleve. Komiteti teknik i ekspertëve ka vendosur hapjen e të gjitha bareve dhe restoranteve por me kusht, respketimin e protokolleve të sigurisë ndaj Covid-19.

“Protokolli parashikon që i gjithë personeli që shërben të jetë i pajisur me maska. Detyra e menaxherit të barit, është që çdo mëngjes të deklarojë gjendjen shëndetësore të punonjësve të tij dhe ka detyrim matjen e temperaturës. Nuk do të lejohen të punojnë ata që temperaturën e kanë mbi 37.5″, thotë Genta Qirjako.

Edhe ambientet e brendshme të lokaleve nuk do të jenë si më parë. Sipas ekspertëve, tavolinat do të kenë distancë nga njëra-tjetra, punonjësit duhet të shërbejnë me maska, menuja rekomandohet elektronike si dhe një serë rregullash të tjera.

Për pronarët e lokaleve rregullat anti-covid në ambientet e brendshme do të shtojnë barrën financiare. I druhen rritjes se çmimeve ndaj mund të aplikojnë masa të tjera, nga reduktimi i stafit deri tek vendosja e një kohë të caktuar për konsumimin e kafes apo darkës.

”Kemi matur distancat dhe nga 35 tavolina i bie të punojmë me 15 tavolina. Kështu është e pamundur rritja e çmimit. Mund të shkurtojmë stafin ose të punojmë me kohë të përcaktuar për tavolina. Për një kafe klientët duhet të rrinë 30-45 minuta dhe për darkën jo më shumë se 1 orë e gjysmë”, thotë Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve.