Presidenti Meta nderon kirurgun Panajot Boga: Themelues i ortopedisë shqiptare

298
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me urdhrin “nderi i kombit” pas vdekjes kirurgun e njohur Prof. Dr. Panajot Boga (pas vdekjes).

Vlerësimi nga kreu i shtetit për kirurgun e njohur u dha me motivacionin:

“Për kontributin dhe përkushtimin e lartë profesional dhe njerëzor në fushën e mjekësisë. Si themelues i ortopedisë dhe traumatologjisë shqiptare, duke mbështetur drejtimin e tyre me dijet, metodat e teknikat më bashkëkohore. Për vlerat si pedagog në përgatitjen e brezave të ardhshëm, kirurg dhe shkencëtar i përmasave evropiane”.

Në ceremoninë solemne të dekorimit të organizuar në Institucionin e Presidentit, ku ishin të pranishëm mjekë, kolegë,pedagogë, akademikë dhe familjarë ndërsa dekorata i është dorëzuar bashkëshortes së doktor Bogës.

Njoftimi:

“Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot mjekun e shquar ortoped dhe traumatolog, kirurgun, pedagogundhe shkencëtarinPanajot Boga (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin “Për kontributin dhe përkushtimin e lartë profesional dhe njerëzor në fushën e mjekësisë. Si themelues i ortopedisë dhe traumatologjisë shqiptare, duke mbështetur drejtimin e tyre me dijet, metodat e teknikat më bashkëkohore. Për vlerat si pedagog në përgatitjen e brezave të ardhshëm, kirurg dhe shkencëtar i përmasave europiane”.

Në ceremoninë solemne të dekorimit të organizuar në Institucionin e Presidentit, ku ishin të pranishëm mjekë, kolegë,pedagogë, akademikë dhe familjarë, Kreu i Shtetit u shpreh:

“Panajot Boga është emblema e Ortopedisë dhe e Traumatologjisë shqiptare, një kolos i vërtetë i mjekësisë sonë.

E nisa me këto fjalë, se natyrshëm, kur shqipton emrin Panajot Bogës, ndjen jehonën e një personaliteti, që për vlerat dhe kontributin e dhënë imponojnë respekt dhe mirënjohje të përjetshme.