Beci çon 292 mln lekë të çerdheve kompanisë offshore

38
Sigal

Benet Beci iu kthehet abuzimeve me fondet për kopshtet dhe çerdhet, dhe paratë i dërgon në llogaritë offshore me bazë në Qipro. Fondit prej 124 milionë lekë i shtohet atyre të para dy javësh, ku Beci firmosi tenderin me një vlerë rreth 168 milion lekë për një tjetër kompani të regjistruar në offshore në shtetin e Qipros.

Dihet se pas kompanive offshore, fshihen emrat e kriminelëve, trafikantëve, blerësve të votave dhe politikanëve të korruptuar

“Benet Beci iu kthehet sërish abuzimeve me fondet për kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që paratë i dërgon në llogaritë offshore. Dhe duke qenë se tenderin e organizon në dimër, kryetari i bashkisë Shkodër i vë në vështirësi prindërit për t’i çuar fëmijët në çerdhe. Çdo vit janë zhvilluar tenderë mirëmbajtje. Mesa duket punimet janë bërë shkel e shko dhe tani Beci do të hedhë një fond për ta rindërtuar.”

Benet Beci iu kthehet sërish abuzimeve me fondet për kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që paratë i dërgon në llogaritë offshore. Dhe duke qenë se tenderin e organizon në dimër, kryetari i bashkisë Shkodër i vë në vështirësi prindërit për t’i çuar fëmijët në çerdhe. Bëhet fjalë për çerdhen “Manush Alimani, për të cilën në çdo vit janë zhvilluar tenderë mirëmbajtje. Mesa duket punimet janë bërë shkel e shko dhe tani Beci do të hedhë një fond për ta rindërtuar. A i ka pyetur Benet Beci prindërit, ku do t’i lënë fëmijët e tyre? Ky është problem me të cilin nuk merret tenderi i Benetit, por shihet qartë që gjithçka bëhet për përfitime personale.

Prokurimi me objekt “Rikonstruksion i plotë i çerdhes “Manush Alimani” – Zbatim” ka caktuar fond limit 124 milionë lekë (pa TVSH). Ky tender është hapur si garë që në muajin tetor, ndërsa me 3 nëntor 2023 është mbyllur pranimi. Kur u kqyrën zarfat me ofertat, pas 1 muaji, është bërë publik emri i fituesit.

Beci përpiqet t’i mbajë aferat larg vëmendjes së opinionit dhe institucioneve kontrollore, por monitorimet nuk mungojnë. Kështu, Open Data e ka klasifikuar këtë tender me ‘Flamur të Kuq”, që është sinjal për abuzim dhe risk korrupsioni.

Në këtë prokurim shkeljet ligjore dhe hapësira për korrupsion është e dukshme. Shohim se fillimisht kanë shfaqur interes për këtë projekt 14 firma. Përveç njërit subjekt që nuk paraqiti fare ofertë, 11 kompani të tjera janë skualifikuar nga gara që në fazën e parë. E vlefshme mbeti vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “ NDERTUESI 2000” sh.p.k. me administrator dhe pronar Broz Dodajn dhe “Edicom” shpk përfaqësuar me prokurë.

Duhet të theksojmë se dy kompani, konkretisht  “KOMBEAS” sh.a dhe “BONUS” sh.p.k, kishin oferta më të lira dhe duheshin marrë në konsideratë, të paktën për shqyrtim dokumentesh në fazën tjetër. Por, e kemi parë tashmë që Benet Beci asnjëherë nuk i zhvillon të plota procedurat e tenderëve. Kryebashkiaku zgjedh të veprojë pasi eliminon konkurrencën. Kështu pa garë fare, “ NDERTUESI 2000” sh.p.k. dhe “EDICOM”sh.p.k përfituan kontratën me ofertën 95 milionë lekë.

Beci i jep tenderët tek kompanitë offshore

Ajo që të bën përshtypje është se përfitues i këtij tenderi është indirekt një kompani offshore me bazë në Qipro. Kështu, “EDICOM”sh.p.k ka aksioner kompaninë mëmë EAG2 Reneëable Energy regjistruar në QKB më 24 Nëntor 2022 që është pjesë e G.E.A Green Energy me pronar Denis Martopullo, shoqëria ALIU ROAD HOUSE dhe kompania Gainsbourg.Theksojmë se subjekti juridik mëmë nuk ka regjistruar të dhëna në regjistrin e pronarëve përfitues. Megjithatë, Beci i njeh pronarët e vërtetë, përndryshe nuk do t’ia jepte tenderin. Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku vepron në këtë mënyrë.

“Përfitues i këtij tenderi për çerdhe është indirekt një kompani offshore me bazë në Qipro, ku njihet se pas kompanive fshihen emrat e kriminelëve, trafikantëve dhe politikanëve të korruptuar. Para dy javësh, Beci firmosi tenderin me një vlerë rreth 168 milion lekë me TVSH nga taksat e shkodranëve, me aksioner një kompani të regjistruar në offshore në shtetin e Qipros.”

Para dy javësh, Beci firmosi tenderin me një vlerë rreth 168 milion lekë me TVSH nga taksat e shkodranëve, duke ia dhënë “Albanian Motor Compani” me aksioner një kompani të regjistruar në offshore në shtetin e Qipros, të cilës rrjedhimisht nuk i dihet pronari final. Paratë destinohen për makina dhe biçikleta elektrike, por ku përfundojnë? Kompania Grand Daleëest Limited ka 50% të aksioneve të Albanian Motor Compani. Ndërsa gjysmën tjetër e kanë vëllezërit Adrian Dulaku, Artan Dulaku, që është edhe pronar i madh mediash televizive dhe ndërtimesh dhe Genci Dulaku, drejtor i TV Vizion Plus. Kompania mëmë është e regjistruar në Qipro në emër të Christos Liasi. Përfitues janë regjistruar Zeev Livnat, Zvi Livnat dhe Shay Livnat me shtetësi izraelite. Qipro njihet si një ndër parajsat fiskale të botës ku pas kompanive të ndryshme fshihen emrat e kriminelëve, trafikantëve dhe politikanëve të korruptuar.

2 milionë lekë për mbikqyrësin e punimeve

Ndërkohë Beci ka hapur edhe një tender përmes të cilit do të gjejë një mbikqyrës që të kontrollojë punën e Broz Dodajt. Më datë 2 nëntor ka qenë afati i fundit i paraqitjes së ofertave dhe tashmë pritet shpallja e fituesit. Për këtë shërbim, Beci ka menduar të shpenzojë 2 milionë lekë. Kështu, në total për të suvatuar dhe lyer muret e kopshtit do të shpenzohen 126 milionë lekë. Çka do të thotë se deri në muajin maj, prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre nëpër çerdhe private.

Nën hetim nga SPAK?

Ndërkohë, Beci mund të jetë shqetësuar nga hetimet e SPAK. Duke u shfaqur në takimin e djeshëm të kryeministrit në Shkodër, kryetari dukej i zbehtë, megjithëse kryeministri po përmendte arritjet e tij në ndriçimin e rrugëve të qytetit. Theksojmë se tenderin e fundit Beci nuk e ka firmosur vetë, por ia ka deleguar zëvendësit të tij.

Theksojmë se emri i Becit është lakuar tek organi i akuzës qysh para 2 vjetëve. Në datën 15.04.2021, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Benet Becin, kandidat për deputet renditur i treti në listën shume emërore të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër. Denoncimi tregon se drejtori i KESH-it Benet Beci, shpërdoroi detyrën. Si kandidat për deputet ai qëndronte në krye të skemës për blerjen e votave me 100 euro si dhe duke zhvilluar tenderët me vlera deri në 1.5 miliard lekë.gijotina