Prof. Gjok Vuksani & Brisilda Shehaj: Bujqësia e lënë pas dore nga buxheti 2024, ndërsa inceneratorët ‘gllabëruan’ edhe nga fondet e IPARD të fermerëve

31

Për vitin 2024 janë programuar 14.1 (katërmbëdhjetë pikë 1 miliard lek) për bujqësinë ose 135 milionë euro pra: e thënë më qartë vetëm 1.9 % e buxhetit do të shpenzohen për rreth 40% e shqiptarëve që jetojnë në zonat rurale.

Sigal

Për të kuptuar sa pak është e interesuar qeveria për bujqësinë dhe fshatin mjafton t’u referohemi vetëm disa shifrave kokëforta, përsa i përket buxhetit të alokuar për 2024 dhe konkretisht:

Për vitin 2024 janë programuar 14.1 (katërmbëdhjetë pikë 1 miliard lek) për bujqësinë ose 135 milionë euro pra e thënë më qartë vetëm 1.9 % e buxhetit do të shpenzohen për rreth 40% e shqiptarëve që jetojnë në zonat rurale.

P/buxheti i programuar për vitin 2024 në total është 18 milion euro më pak se ai i vitit të kaluar ose i shprehur në %, 11.6% më pak se buxheti për 2023. Ulja e buxhetit reflektohet ndjeshëm veçanërisht në dy zëra investimesh:

  1. a)  Investime të brendshme për 2024 jane programuar vetëm 26.9 milion euro ose 10.8 % më pak se në vitin e kaluar.
  2. b) Investimet e huaja në vitin 2024 janë programuar 28.6 milion ose 18 % me pak investime se në vitin 2023.

Përsa i përket Programit të këtij buxheti rezulton se Zhvillimi Rural ka pësuar uljen më të madhe në buxhetin e vitit 2024 me 30 % më pak krahasuar me vitin 2023.

SKEMA e MBËSHTETJES KOMBËTARE për bujqësinë, me grante nga buxheti i shtetit për vitin 2024 është programuar në shumën rreth 20 milion euro ose 45.3 % më pak se viti i kaluar.

Në këtë program janë parashikuar edhe rreth 22 milon euro nga IPARD ose 33 % më pak se 2023, por që në fakt janë të pamundura të injektohen në bujqësinë shqiptare si pasojë e pezullimit te tyre pikërisht si rezultat i keqmenaxhimit të strukturave të Ministrisë së Bujqësisë.

Sot që po flasim Bujqësia është kthyer në bujqësi të pensionisteve. Shumë shpejt do të vijë koha që tokat tona do kthehen në livadhe dhe shqiptarët do konsumojnë vetëm mollë serbe dhe domate, që vijnë nga Tunizia.

Ky buxhet ka edhe një karakteristikë tjetër mjaft negative pasi rreth 60% e tij shkon për shpenzime korrente si paga, dieta, karburante dhe vetëm një sasi mjaft e vogël e saj shkon për investime në infrastrukturën bujqësore dhe mbështetjen e fermerëve.

Kështu shpenzohen miliona lek për pajisje zyrash për aparatin e Ministrisë së Bujqësisë, harxhohen pa kursim lekë të buxhetit për blerje makinash apo rrethime te QTTB dhe vetem 20 milion euro për mbështetjen e fermerëve.

Pos kësaj nuk ka asnjë masë konkrete për gjendjen katastrofike të blegtorisë shqiptare ku aktualisht rezulton se është përgjysmuar numri i lopëve të qumështit dhe vendi jonë është kthyer në një treg të uritur për qumështin serb dhe qumështin pluhur.

Siguria ushqimore është në ditët e saj më të zeza, pasi laboratorët shqiptare nuk kryejnë një gamë të madhe të analizave duke filluar nga vaji i palmës aditivet, ngjyruesit, konservantët, që përdoren në produktet ushqimore si dhe produktet e mbrojtjes së bimëve.

Ky buxhet nuk ka parashikuar asnjë politikë lehtësuese për sistemin fiskal, pasi gjatë importit të produkteve bujqësore rimbursohet taksa 20 % e TVSH, ndërsa për prodhimin vendas rimbursimi i TVSH është 0, kjo jo vetëm që ka shkatërruar prodhimin shqiptar, por ka ulur dhe interesin e përpunuesit për blerjen e tij.

Kostoja e prodhimeve bujqësore shqiptare është më e lartë se e gjithë rajonit sepse në Kosovë subvencionohet me 100 milion euro fermeri ndërsa Maqedonia me rreth 150 euro, prandaj me mijëra ha tokë janë lënë djerrë.

Si pasojë e kësaj politike diskriminuese të qeverisë ndaj bujqësisë rreth 203 mijë ha tokë ju është përkeqësuar cilësia e tyre prodhuese.

Shpopullimi masiv i vendit tonë ka ardhur pikërisht si rezultat i politikave diskriminuese në mbështetjen e bujqësisë dhe fermerëve, dhe kjo panoramë bëhet më e qartë kur i referohemi shifrave. Nga 1 milion shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria shumica absolute e tyre janë larguar nga fshati. Zona të tëra nga Shkodra deri në Sarandë janë abandonuar pothuajse totalisht nga rinia dhe fermerët.

Sot që po flasim Bujqësia është kthyer në bujqësi të pensionistëve.

Shumë shpejt do të vijë koha që tokat tona do kthehen në livadhe dhe shqiptarët do konsumojnë vetëm mollë serbe dhe domate, që vijnë nga Tunizia.