Bashkia organizon “Tirana Loves…”, ja si mund ta festoni “Shën Valentinin” në kryeqytet

393
Nesër është dita e Shën Valentinit, dhe në kryeqytet do të festohet ndryshe nga herët e tjera. Bashkia e Tiranës ka organizuar “Tirana Loves…”për festën e të dashuruarve, ku mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa, do të performojnë në baret më të njohura të Tiranës për 14 shkurt-in. Festat do të nisin në orën 19:00 dhe u janë dedikuar atyre që dashurojnë muzikën, jetën e natës dhe energjitë pozitive.
Për rigjenerimin e jetës së natës së kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë vazhdimisht nisma për organizimin e eventeve të nivelit të lartë e me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë më të pëlqyer të momentit.
Aktivitetet e zhvilluara në kryeqytet nga ana e Bashkisë së Tiranës, pritet që ta kthejnë Tiranën në një pikë referimi për jetën e natës në rajon, duke tërhequr vizitorë shqiptarë e të huaj dhe duke u bërë qendër e tendencave dhe rrymave të reja muzikore.