Çmimet amerikane “Grammy”, triumfon Adele

486
Një natë yjesh, duartrokitjesh të gjata dhe vlerësimi për ata që bëjnë histori në muzikë ishte ajo e ndarjeve të çmimeve “Grammy”, në Los Anxhelos. Këngëtarja britanike Adele mori tre çmime duke lënë pas divën amerikane të popit Beyonce.
Takimi i 59-të i çmimeve “Grammy” që u mbajt në Los Anxhelos shënoi një fitore të trefishtë për Adele, për albumin, regjistrimin dhe këngën e vitit.
Këngëtarja britanike mundi divën amerikane të popit Beyonce me albumin e saj të titulluar “25” dhe këngën më të shitur “Hello”. Por kur u ngjit në skenë për të marrë trofeun për regjistrimin më të mirë të vitit me këngën “Hello”, ajo foli me nota të forta lavdërimi për kolegen e saj të famshme Beyonce.
“Ëndra ime dhe idhulli im është Queen B, të adhuroj. Ti më ndez shpirtin çdo ditë dhe e ke e bërë për 17 vite. Të adhuroj!
Këngëtarja Beyonce nuk doli duar bosh, ajo fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë bashkëkohor, të vlerësuar nga kritika, “Lemonade”.
“Të gjithë ne përballemi me dhimbje dhe humbje dhe shpesh humbasim pa u ndjerë. Qëllimi im me këtë album ishte t’i jepja zë dhimbjes sonë, përpjekjes, të fshehtave tona të errëta dhe historisë sonë. Të përballojmë çështjet që na mundojnë”.
Takimi i përvitshëm i cmimeve “Grammy” njihet si nata më e madhe e muzikës dhe shfaqja e kësaj së diele nuk zhgënjeu. Ajo ishte e mbushur me duartrokitje të gjata dhe admirim, duke nisur me Beyoncen shtatzënë që përçoi një mesazh për amësinë, tek shfaqja muzikore e Bruno Mars e ngjashme me atë të legjendës së rrokut Prince.
Fitues të tjerë gjatë kësaj të diele ishin “Chance the Rapper”, në tre kategori, përfshirë artisti i ri më i mirë si dhe ylli në ngjitje i muzikës country, Maren Morris e cila fitoi çmimin për këngën më të mirë me “My church”.
Sigal