Bashkia Himarë anulon tenderët se ka harruar tarifat, bashkia Pogradec i anulon, se ishin test për firmat

626
Liria për të abuzuar me fondet publike deri në absurditete shtetërore, po merr përmasa të mëdha e të frikshme
Vetëm një institucion drejtues i lartë shtetëror si kryeministria shqiptare, mund të hesht përballë skandalesh të tilla të rënda financiare me buxhetin e shtetit dhe taksat publike, disa prej të cilave po i publikojmë sot, të shpallur zyrtarisht prej bashkive dhe institucioneve të tjera publike e të miratuara prej Agjencisë së prokurimeve Publike (APP). Nuk është fjala për “gabime njerëzore” të bëra tendosjet e tenderëve që sajohen, zhvillohen, anulohen dhe përsëriten disa herë sipas “oreksit” të drejtuesve që urdhërojnë, miratojnë, firmosin e vulosin procedurat e prokurimeve publike, por është fjala për njerëz me funksione e pozicione pune drejtues, zyrtarë e komisionerë tenderësh, të cilët i bëjnë qëllimisht këto “gabime njerëzore”, me skenarin e paramenduar për të abuzuar, natyrisht për të bërë padert me firmat private, të cilat i shpallin “fituese”, qysh kur sajohen tenderët!Sot po publikojmë dy raste tipike abuzive, që flasin për zyrtarë administrate e të zgjedhur lokal të cilët po bëjnë batërdinë mbi fondet publike, që në vend të konsumohen për investime e shërbime komunitare apo kombëtare, përfundojnë si pasuri në xhepat e shtetarëve. 
Himarë, bashkia anulon tenderin e rrugës, mbasi ka harruar tarifat 
Njofton se anulon tenderin me objekt “Rikonstruksion i Rrugës‘’Kthesa e Pilurit (Himarë)-Vumblo’’, për arsye se materiali (preventivi) i hedhur për prokurimin e realizimit të këtij projekti, gabimisht është llogaritur me çmimet e manualit të vitit 2013 dhe për arsyen e vështirësive që do të krijojë kjo në zbatimin e këtij projekti. Si dhe, korrigjimi i mundshëm i projektit për të rritur cilësinë e tij, na angazhon për anulimin e kësaj procedure dhe mbas korrigjimit të mundshëm të elementëve të sipër-përmendur, do të tenderi të hartohet e publikohet nga fillimi si procedurë. 
Pogradec, bashkia anulon tenderin, mbasi ishte eksperiment me APP
Autoriteti kontraktor Bashkia Pogradec, njofton se anulon procedurën e tenderimit me objekt “Shtesë Kontrate për objektin Rikonstruksion i bllokut Rinia, Rruga Gent”, lloji i procedurës është “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me fond limit 1 811 481 (Një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë e një) lekë, për arsye se kjo procedurë, u krijua në sistem, për të testuar sistemin e ri te app.gov.al, konkretisht opsionin e procedurës “Me negocim, pa shpallje”. 
Ministri i Financave anulon tenderin e shërbimit elektronik pa asnjë shkak
Bazuar në ligjin Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (i ndryshuar), neni 24 pika 1 “b” e tij dhe pika 4 e tij; VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar,neni 73 pika 1, neni 6 pika 4 e tij si dhe në VKM Nr.918, datë 29.12.2014 “Për Kryerjen e Procedurave të Prokurimit Publik në Mënyrë Elektronike”; Raportin përmbledhës datë 26.04.2017 të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave; Urdhëroj: Anulimin e Procedurës kërkesë për propozim me objekt: “Shërbimi i Suportit/Mbështetjes Funksionale për Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë” me fond limit 2 253 333 (dy milionë e dyqind e pesëdhjete e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë (pa TVSH) me burim financimi buxhetin e shtetit të vitit 2017 me nr. REF-06084-04-13-2017. 
QSUT anulon tenderin, mbasi komisioni i vlerësimit, ka bërë gabim teknik
Autoriteti Kontraktor njofton se Anulohet procedura e Prokurimit “Procedurë e Hapur”, me objekt: “Mirëmbajtje e pajisjeve mjekësore për vitin 2017, e ndarë në lote, Lotin 52: Mirëmbajtje e pajisjes spirometër prodhuesi: Ches me fond limit të lotit në vlerën 281.000,30 (dyqind e tetëdhjetë e një mijë pikë tridhjetë) lekë pa TVSH , referuar nenit 24 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 ”Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për shkak të një gabimi në Dokumentet e Tenderit referuar shkresës informacion të KVO-së nr.1513/7 prot, datë 02.05.2017 
Sarandë, shërbimi spitalor anulon tenderin mbasi ka ngatërruar dosjen me një tender tjetër
Autoriteti Kontraktor “ Drejtoria e Shërbimit Spitalor Sarande “ njofton se procedura e prokurimit me objekt “Blerje e shërbimit te mirëmbajtjes se automjeteve ” Kërkesë për Propozim-shërbime me elektronike,planifikuar pre t’u zhvilluar me datën 08.05.2017 ora 11:00 , anulohet për arsye se ky shërbim ka lidhje me procedurën e prokurimit me Nr ref. 70895-03-07-2017 e cila është rivlerësuar. 
Mat, shëndetësia anulon tenderin mbasi ka harruar që sistemi i prokurimit online, ka qenë jashtë shërbimit 
Mbështetur ne ligjin Nr 9643 date 20.11.2006,ndryshuar me ligjin Nr 9800 date 10.09.2007 ligji Nr 9855 date 26.12.2007,ligji Nr 10170 date 22.10.2009 dhe ligjin Nr 10309 date 22.07.2010 si dhe duke qene se sistemi ka qenë jashtë funksioni qe nga data 28.04.2017,duke bere te pamundur teknikisht per pezullimin e procedurës deri ne modifikimin e dokumenteve si dhe shpalljen e re te DST. Duke zbatuar rregullat me përpikëri për mos diskriminim të asnjë operatori ekonomik, njofton se tenderi anulohet procedura e prokurimit me objekt: Shërbim i ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private të Drejtorisë se Shëndetit Publik Mat 
Sigal