Bashkia e Tiranës, po investon në infrastrukturë, por pa “shkulur” shtesat e gardhet mbi sheshe e trotuare

672
Pse të mos e themi, që meriton një përshëndetje kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, që përditë po tregon me prova konkrete pune, se po kërkon e po realizon pjesë-pjesë ndryshimet në Tiranë, nga qendra në periferi. Kjo ndërhyrje investimesh në infrastrukturë është prezent, sidomos në rikonstruksion e ndërtim trotuaresh, në rehabilitim kanalesh ujërash të zeza e të bardha, në ndërtim dhe rikonstruksion e instalim rrejti nëntokësor të ndriçimit të rrugëve, lagjeve e blloqeve të banimit. E ndërsa punët për të krijuar mjedise të pastra e funksionale deri tek oborri, “cepi” dhe dera e pallatit të banimit, një fenomen jo normal dhe krejt i pakëndshëm që ka lidhje me mangësinë e këtij aksioni ndryshimi. investohen miliona lekë për rrjetin e ri të kanalizimeve të ujit të pijshëm e të ujërave të bardha e të zeza, por ato ndërtohen mbi rrugët e ndërtuara, duke i shkatërruar këto, mbasi anët e pallateve, të rrugëve e të mjediseve të tjera janë pushtuar dhe mbahen peng nga ndërtime pa leje, shtesa, kioska, baraka e deri kotece pulash të ndërtuar me blloqe betoni e llamarina. Këto nuk po shkulen, përkundrazi, bashkia bën projekte rikonstruksioni duke iu shmangur atyre, paçka se duhet t’i rrafshojë e t’ua kthej mjediset banorëve të zonës dhe qytetarëve, por edhe investimeve mbi e nëntokësore. Këto ndërtime si shtesa pallatesh vetëm në një kat, shtesa ballkonesh, ndërtime tezgash tregu me strehë mbi rrugë, vendosje gardhesh në mjediset e përbashkëta, krijim “vatha” të rrethuara me gardhe teli që pushtojnë me forcë oborret e pallateve të blloqeve të banimit për parkim pirat makinash, po bëjnë ligjin, duket sikur po shpërfillin dhe po detyrojnë Bashkinë e Tiranës, të ndryshojë “drejtimin e duhur” të punimeve komunitare që po investon pasivisht, sidomos në këto 4 muajt e parë të vitit 2016! 
Rruga gërmadhë, me emrin “Idriz Dollaku” tek fusha “Ali Demi” 
Banorët e disa lagjeve e zonave të Tiranës, po vazhdojnë të ecin nëpër rrugë e rrugica me baltë, me gropa, me pellgje uji e pa trotuare, madje edhe pa ndriçim. Gjatë fushatës elektorale, kryebashkiaku Erjon Veliaj e bëri Tiranën “lule” me fjalë, duke publikuar skica, harta e projekte me parqe të lulëzuar, me bulevarde, me pemë, me parkime e rrugë dhe rrugica brenda Tiranës gjoja me standarde evropiane, që do të shtoheshin, rindërtoheshin e rikonstruktoheshin deri në cepin skajor të Tiranës, madje edhe në fshatrat e largët të ish-komunave prapa Malit të Dajtit, që tashmë janë pjesë administrative e kësaj bashkie. Para disa ditësh, nga bashkiak Tiranë u zhvillua një forum zhvillimor, ku u prezantuan 112 projekte infrastrukturore, brenda të cilëve “çuditërisht” mungonte investimi për një rrugë kryesore në një qendër të madhe banimi e zhvillimi tregtar me emrin rruga “Idriz Dollaku” tek ish-fusha “Ali Demi, pothuajse në qendër të Tiranës. Kjo rrugë me shumë ngarkesë qarkullimi njerëzish, automjetesh, tregu e mallrash, duket se do të mbetet përsëri gërmadhë edhe për vitin 2016, mbasi Bashkia e Tiranës nuk e ka futur në projektet e saj për ta rindërtuar. E shkatërruar pothuajse totalisht, pa asnjë tregues minimal rruge kryeqyteti, ky segment rruge u është bërë “tmerr” banorëve të zonës dhe të gjithë atyre që kalojnë e qarkullojnë çdo ditë nëpër këtë segment rruge me këmbë e me makina! Pamjet mjerane të kësaj rruge gërmadhë, të fiksuara dje prej gazetës “Telegraf” nuk duan asnjë koment, por janë 1600 metër që kërkojnë ndërhyrje urgjente prej bashkisë për t’u rindërtuar! Kujtojmë, që Rruga “Idriz Dollaku” është ,e gjatësi vetëm 1600 metra nga bulevardi kryesor i Tiranës. Më se shumti, kjo rrugë njihet prej të gjithëve me emrin “rruga tek fusha Ali Demi”! Cila “bombë” e ka shkatërruar kështu këtë segment rrugor? Ujësjellësi gërmoi e hapi kanalet mbi të dhe iku e la pas gërmadhën e pa rikthyer në gjendjen e mëparshme. Bashkia e Tiranës po vazhdon të hesht, duke mos e detyruara UKT të riparoj, madje të rindërtoj rrugën e shkatërruar, paçka se e ka ndërmarrje në varësi të plotë. Firma private, futi “çekun” në xhep dhe ia mbathi duke u lënë e lirë të ikte edhe pse bëri shkatërrimin dhe mos ri[parimin e rrugës sipas projektit dhe detyrimit ligjor. Ata që kanë mbetur dhe që përballen me këto 1600 metër rrugë gërmadhë janë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, të cilëve shteti u merr taksat me detyrim e me kamatë e me… policë!
Sigal