Bardhyl Berberi: Ohrit mbrohet nga UNESKO, por është në rrezik

1157
Liqeni i Ohrit, nga më të rrezikuarit për t’u zhdukur. Restorantet moderne, plazhet e improvizuara, shtëpitë buzë bregut të tij po e shkatërrojnë Liqenin e Ohrit, shkruan “The Independent”. I njohur si liqeni më i vjetër në Europë, shkruan gazeta britanike, Liqeni i Ohrit në Maqedoni që është nën mbrojtjen e UNESCO-s, ka rreth 350 specie të cilat nuk gjenden askund tjetër në botë. E përditshmja birtanike, i ka kushtuar liqenit të Ohrit një artikull të gjatë. Eko-sistemi i ndjeshëm është mbrojtur deri tani falë veprimtarive të njeriut. Por kryetari i Ohrit, Nikola Bakraceski, ka bërë të ditur një plan “të hidhur” për Ohrin. 75 hektarë do të bëhen pjesë e një projekti për ndërtimi e shtëpive luksoze. Edhe ndryshime të tjera që planifikohen rreth tij, do të mund të jenë fatale për liqenin. Profesori nga Universiteti Giessen në Gjermani, dr. Cristian Albrecht, thotë për “New Scientist” se Liqeni i Ohrit është një vend i shenjtë për të gjithë biologët në mbarë botën. “Liqeni nuk është aq i njohur sa disa nga liqenet më të njohura në botë, si Bajkali për shembull, por po përballet me kriza të mëdha biodiversiteti. Jam shumë i shqetësuar për të ardhmen dhe për specie e tij. Planet që janë bërë të njohura tashmë për ndërtime rreth tij, do të jenë fatale për ekosistemin e liqenit”. Rreth kësaj situate Drejtoria e UNESKOS z Aleksandra Flebig e ndodhur në Pogradec ka dhënë këtë intervistë eskluzive për gazetën “Telegraf “për punën përgatitore që duhet bërë që dhe pjesa shqiptare së shpejti të futet në UNESKO. 
“Telegraf”: Znj. Flebing, kur pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit do të futet në UNESKO?
Flebing: Mua më vjen mirë që gazeta “Telegraf” para disa kohësh ka botuar një artikull të gjatë për pengesat që ka sjellë qeveria komuniste në vitin 1981duke mos pranuar që pjesa shqiptare të futet në UNESKO, ne ja ku jemi kemi ardhur disa herë dhe sëbashku me pushtetin vendor dhe shoqatat e mjedisit po punojmë intesivisht për eleminuar të gjithë faktorët negative për ekosistemin që të ruhet i pastër 
“Telegraf”: Znj. Flebing edhe pjesa maqedonase bën pjesë në UNESCO nga viti 1981. Liqeni edhe në pjesën e tyre ka ndotës të tmerrshëm siç është lumi ‘Sateska’ që ndodhet midis Ohrit dhe Strugës, i cili është krijuar artificialisht në vitet `60 duke u devijuar si lumë dhe derdhet në liqen. Aty derdhen gjithë mbeturinat madje dhe kimikate të fabrikave rreth e rrotull të cilat e kanë atrofizuar liqenin duke i ndërruar edhe ngjyrën në pjesën e Strugës.
Flebing: Ju them sinqerisht që nuk kam informacion të saktë rreth këtij fenomeni, por ju premtoj që do të kërkoj detaje shkencorë rreth kësaj anomalie për të qënë seriozë dhe rigorozë që ta mbruajmë këtë mrekulli të natyrës 
“Telegraf”: Znj. Flebing kur mendoni ju se pjesa shqiptare do të futet në UNESKO?
Flebing: Në vitin 2016 do të bëhet një takim për inflementim intensiv të të gjitha problemeve aktuale me qëllim që të mbyllen sëbashku me pushtetin lokal dhe qeverinë qëndrore dhe i gjithë materiali do të vijë në Paris në zyrat tona qëndrore dhe më pas në vitin 2017 do të merret vendimi përkatës që padyshim që do të jetë një sukses edhe për pjesën shqiptare pjesëmarrja direkte në UNESKO.
Nis prishja e ndërtimeve në Fier
Të gjitha kioskat e vendosura në akset rrugore të qytetit të Fierit do të hiqen. Vendimi është marrë nga kryetari i bashkisë, për t’i hapur rrugë urbanizimit dhe krijimit të lehtësirave në lëvizje të qytetarëve, por edhe për të disiplinuar konkurrencën në biznesin e vogël. Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Fier, Hadër Cako tha se puna po nis me objektet e ndërtuara pa leje anës shtratit të lumit Gjanica. Një tjetër problem ditët e fundit për banorët e qytetit të Fierit ka qënë mashtrimi qe u është bërë nga disa persona, të cilët janë paraqitur si inspektorë ndërtimorë dhe u kanë marrë dokumentet e shtëpive si dhe shuma parash. Bashkia ka ankimuar çështjen në polici, por bën thirrje që askush të mos japë para, nëse inspektori, nuk tregon më parë mjetin e identifikimit.

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 15.01.2016
Sigal