Banori përplaset me policët në Astir:Jeni shërbëtorët e hajdutëve, më shkatërruat jetën

372
Sigal

Banorët e Astirit janë revoltuar pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) sot ka nisur aksionin për shembjen e 30 banesave të tjera në këtë zonë.

Një nga banorët ka deklaruar se shteti po iu prish shtëpitë dhe po ju shkatërron jetën. Ai i ka quajtur efektivët e policisë shërbëtorët e hajdutëve (qeveritarëve).

“Ja ku jemi këtu, le të vijnë të na vrasin. Mbaje mend do ta paguash. 4 fëmijët e vegjël i kam prej jush në Gjermani, shërbëtorët e hajdutëve, na prishët shtëpitë.

Na shkatërruar jetën, na shkatërruar familjen. Çfarë ke më shumë se unë ti mor shoku? Vetëm uniformën e shtetit ke, asgjë më shumë. Ma ke vënë lakun në fyt ore, çfarë ka Siria më shumë”, u shpreh një prej banorëve.

Inspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit, Forcat e Rendit dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku ka nisur aksioni për shembjen e 30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë.

Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin. Ndërkohë banorët kundërshtojnë shembjen e godinave.