Presidenti Meta për krizën në kufirin greko- turk: Mos të rrezikohet jeta e refugjatëve, duhet bashkëpunim

325
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka folur gjatë konferencën me homologun bullgar Radev në Tiranë për krizën e refugjatëve në kufirin greko- turk.

Nga një anë Meta ka vlerësuar Turqinë pasi prej vitesh ka mbajtur një peshë mjaft të madhe me refugjatët nga Lindja e Mesme si dhe ka deklaruar se Shqipëria kërkon dialog për këtë çështje dhe menaxhim të situatës.

Presidenti i Shqipërisë thotë se duhet të evitohen incidentet si dhe mos rrezikohet jeta e emigrantëve.

“Edhe të NATO-s meqenëse kemi të bëjmë me dy vende të cilët janë pjesë e kësaj aleance. Kemi të bëjmë jo vetëm me probleme humanitare por edhe ndaj
Mirënjohje ndaj Turqisë që ka mbajtur një peshë mjaft të madhe.

Duhet bashkëpunim për një operacion humanitar që vijon prej vitesh. Çështja kryesore është bashkimi i përpjekjeve të BE për stabilizimin e krizës në Siri për kthimin e emigrantëve në vendin e tyre.

Sa i takon Shqipërisë, jemi në bashkëpunim me FRONTEX dhe jemi të interesuar për të promovuar bashkimin e forcave për evitimin e çdo incidenti apo rrezikimi të jetës së emigrantëve në mënyrë që kjo çështje të përparojë drejt menaxhimit më të mirë dhe jo daljes nga kontrolli.”– tha Meta.