Detaje të rënda nga përdhunimi i 19-vjeçares, djemtë e shantazhohin prej kohësh me video

484
Sigal

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Përmet, ku është përdhunuar një 19-vjeçare.

ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës, ku djemtë e kishin shantazhuar më herët vajzën, deri sa e kanë përdhunuar.

Djemtë ishin të moshës 17-18-vjeçarë, nga qyteti, ndërsa vajza nga një fshat i Këlcyrës.

 

Ka dyshime se vajza ka pasur lidhje me njërin prej djemve të arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, ndërsa ka qenë vetë e reja që ka bërë denoncimin, ndërsa dy prej të arrestuarve akuzon për përdhunim, ndërsa katër të tjerët për ngacmim seksual.