Tre raste të reja me koronavirus në Kukës, infektohen infermierët

350
Sigal

Shtohen edhe tre raste të reja nga personeli shëndetësor, me COVID 19 në Kukës.

Mësohet se kanë dalë pozitiv ndaj virusit edhe tre infermierë, duke e çuar kështu në nëntë numrin e të infektuarve në personel. Përgjigjet e analizave dolën mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë.

Autoritetet në Kukës deklaruan se testet do të vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.

Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar.