Banorët përplasen me Policinë në Gjirin e Lalzit

335
Sigal

Banorët e fshatit Shën Pjetër në Gjirin e Lalzit përplasen me Policinë.

Kjo vjen pasi po tentohet që plehrat që hidhehin më herët në Manzë, tani të hidhen në këtë zonë.

Mbi 50 banorë po përplasen në këto momente jo vetëm me Policinë e Shtetit por edhe me atë bashkiake.

Ata kanë thënë se shumë kamionë me plehra kanë ardhur nga Durrësi dhe se djegia e tyre dhe tymi që çlirohet ka mbuluar qytezën dhe po i helmon.

Ditë më parë, protesta dhe përplasje ka patur edhe në Manzë.