Banorët kundër ndërtimit të spitalit në Fier: Nuk e japim tokën, është i vetmi burim jetese për ne

251
Sigal

Banorët në Mbrostar protestojnë pas vendimit për ngritjen e spitalit.

Ata janë shprehur se nuk duan që të japin tokën, pasi është i vetmi burim jetese për ta.

“Nuk kam asnjë të ardhur. Jemi katër anëtarë në familje dhe nuk kam asnjë të ardhur tjetër.

Kryeministri të thotë çfarë të dojë”, është shprehur një nga banorët.

Banorët kanë deklaruar se do ta vazhdojnë protestën pasi kundërshtojnë çmimet për shpronësimet që duhet të bëjë.

Ata kanë treguar se janë thirrur në një dëgjesë publike nga kryetari i Bashkisë për t’i komunikuar vendimi.

“Në dëgjesën publike thirrur nga kryetari i Bashkisë i parashtruam se kjo tokë bujqësore është e vetmja e ardhme për ne. E keqa më e madhe sipas kryetarit ishte postimi i ndërtimit të spitalit pasi deklaroi se mund ta marrë tokën me forcë.

Ne nuk kërkojmë çmim sepse kjo është tokë bujqësore dhe e vetmja mënyrë jetesë.

Në një kohë që janë tre opsione për ndërtimin e spitalit në nuk pranojnë të dorëzojmë me forcë. Ne do t’i drejtohemi Ambasadës turke dhe do t’i qëndrojmë vendimit tonë, nuk negociojmë për çmimin e tokës sepse nuk duam të na merret ky burim jetese”, u shpreh një nga banorët.