Banorët e Astirit vërshojnë mes protestuesve, shpërthejnë thirrjet ‘Rama ik!’

426
Sigal

Banorët e “Astirit” kanë vërshuar në grup në mes të protestuesve të mbledhur para parlamentit. Prania e tyre i ka dhënë hov, protestës, sepse menjëherë kanë shpërthyer thirrjet Rama ik!”

Këta banorë qenë shkëndijat e para të protestës së fuqishme qytetare rreth tre muaj më parë në Tiranë, kur fadromat tentuan të prishin shtëpitë e tyre për një projekt prej miliona eurosh, që do të përvetësoheshin nga një kompani fantazmë.

Një moment tjetër u regjistrua nga kamerat më herët në protestë: një i ri i mbështjellë me flamur tentoi të mbulojë me flamur amerikan, policët që mbanin kordonin para Kuvendit.