Babai i gjyqtares së arrestuar: Kryeministri i tha se kalon kurrë vettingun se la në burg djalin e deputetit (VIDEO)

212
Sigal

I sëmurë me parkinson, me njërën dorë që nuk e lëvizte dot, babai i gjykatëses Enkeleda Hoxha të arrestuar për korrupsion bashkë me 9 persona të tjerë në gjykatnë e Krujës u përlot teksa fliste për të bijën e jetën e saj përpara dyerve të GJKKO.

Ndërsa deklaroi se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë vendime për disa “bosë të krimit” iu drejtua publikisht edhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

“Ajo nuk ka bërë asnjë veprim me qëllime të atilla siç flet kryeministri. Kryeministri i tha gjyqtares s’ke për ta marrë vettingun, Pse?

La në burg atë vajzën që dhunohej nga ai djali i deputetit. Vajti shoqja e saj dhe e liroi., tani kjo shoqja e vajzës për çudinë e të gjithëve ka vajtur këshilltare në gjykatnë e Lartë. SI ka mundësi more? Jo kaq hapur…O kryeministër mos u merr me të tillë njerëz që janë qelibar dhe nuk janë ashtu sic mendon ti!

Pres që e vërteta të dalë siç është. 9 mijë dollarë që i janë gjetur janë për firmën e ndërtimit, unë jam i sëmurë me parkinson, djali gjithashtu (i Enkeledes). Pasqyroni ashtu siç duhet realitetin”,- tha Hoxha më zërin që i dridhej.